FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëlqeu me Kombëtaren, Broja kërkon hapësira te Evertoni  

Shkëlqeu me Kombëtaren, Broja kërkon hapësira te Evertoni

Pas periudhës së kombëtareve, Armando Broja është gati të kontribuojë për Everton. Sulmuesi kuqezi është drejt rikthimit në formë, teksa luajti 28 minuta ndaj Anglisë, ndërsa 75 minuta ndaj Andorrës, me sfidën ndaj modestëve ku dha edhe asist.

Mesazhi ishte i qartë edhe për trajnerin e ekipit të Premier League David Mojes, me Brojën që u shpreh se mund të luajë në të gjitha pozicionet në sulm dhe se dëshiron të shënojë sa më shumë gola. Një deklaratë e tillë ka futur në mendime edhe vetë Moyes, që me siguri nuk do hezitojë të vendosë të luajë me lojtarin, që në ndeshjen e radhës.

I aktivizuar në vetëm 6 ndeshje, 23-vjeçari shihet si një “armë” e duhur për Mojes, që mund ta përdorë për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri në fund janë edhe 9 ndeshje, një periudhë që mund t’i shërbejë sulmuesit. Broja është i huazuar tek Everton nga Chelsea deri në fund të edicionit me mundësi blerjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?