Shmangu taksat te Reali, Ronaldo “fenomeni” përfundon në telashe

Ronaldo Nazario De Lima, i njohur nga të gjithë si “Fenomeni”, i shtohet listës së emrave legjendarë të futbollit që akuzohen për evazion fiskal. Sipas “Football Leaks” dhe dokumenteve konfidenciale të publikuara nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, ai nuk është taksuar për të ardhurat që përfitonte si ambasador i Real Madrid.

Ronaldo përfitonte 1 milion euro në vit për detyrën në të cilën u emërua në vitin 2016, momenti kur Florentino Perez rimori presidencën e klubit. Së bashku me ish-sulmuesin, rolin e ambasadorit e morën edhe dy emra të tjerë të mëdhenj të madrilenëve, Roberto Carlos dhe Raul Gonzalez.

Sipas raportimeve, edhe pse përfitoi miliona euro, Ronaldo dhe klubi i Realit nuk kishin firmosur kontratë, duke bërë që ish-legjenda të shmangte taksat në shtetin spanjoll. Në vitin 2018, Ronaldo mori pronësinë e klubit të Real Valladolid, duke blerë 51 për qind të aksioneve, ndërkohë që ishte në detyrën e ambasadorit të Realit të Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?