FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen Daja: Pse nuk gabojnë gjyqtarët në favorin tonë?

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja është shfaqur disi nervoz pas barazimit ndaj Teutës për një gol të anuluar të Bitrit për pozicion jashtë loje. Strategu kryeqytetas ka kërkuar llogari për këtë episod, ndërkohë që ka përgëzuar lojtarët për lojën e tyre.

“Të gjithë gabojnë, por pyetja që ngre unë është si nuk ishte një herë në favorin tonë. Nuk dua të merrem me ta, pasi ka shumë specialistë në FSHF që i shohin nga 30 herë dhe u japin të drejtë arbitrave. Më mirë nuk po merrem dhe po fokusohem tek ajo që ndodhi.  Diferencën e kemi bërë, pasi në fillim askush nuk e mendonte Partizanin pretendent prej probleme që kishim. Kemi qenë gjithmonë lart, edhe tani jemi po aty dhe jemi një nga ekipet që do luftojë për trofeun.

Me Teutën kemi 3 barazime, kemi nga një humbje me Laçin dhe Vllazninë. Bilanci me to mund të përmirësohet, me shkodranët kemi edhe dy ndeshje. Jam i kënaqur nga djemtë. Kemi dy javë për të rikuperuar energjitë. Ferhan Hasani dhe Stenio Junior mund të jenë në një formë më të mirë dhe mund të shtojnë potencialin sulmues”, deklaroi Daja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?