FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria bllokohet nga San Marino në 45 minutat e para, rast i pastër nga Hysaj (VIDEO)

Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para duelin ndaj San Marinos. Rastin më të pastër e pati kapiteni Elseid Hysaj, i cili u ndal nga një pritje shumë e mirë e portierit Benedetini.

Pak minuta më pas asnjë nga kuqezinjtë nuk përfituan nga një hezitim në zonë i ekipit vendas, të cilët arritën të largonin topin vetëm në fund. Në minutën e 36-të, Lacit ju hoq topi në momentin e fundit, teksa ishte shumë pranë golit të avantazhit.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Shqipëria shtoi ndjeshëm presionin me aksione të shumta, por nuk arritën që të konkretizonin shanset në metrat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?