Shqipëria luan sot miqësore ndaj Lihtenshtejnit, Sylvinho do të provojë lojtarët e rinj

Shqipëria ka nisur grumbullimin në kuadër të Europianit që starton më datë 14 qershor në Gjermani. Kuqezinjtë, janë pjesë e një grupi mjaft të fortë ku bëjnë pjesë Italia, Spanja dhe Kroacia.

Kombëtarja jonë ka programuar edhe dy miqësore, e para do të luhet sot ndaj Lihtenshtejnit. Një ndeshje e cila do të zhvillohet në Hungari (Haladás Sportkomplexum) duke nisur nga ora 20:00 dhe që pritet t’i shërbejë teknikut brazilian për të kuptuar më mirë gjendjen fizike të futbollistëve të grumbulluar.

Pritet që formacioni të pësojë ndryshime me Sylvinhon që edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes, paralajmëroi se në fushë do të hedhë futbollistët që kanë luajtur më pak. Në tre përballjet e mëparshme ndaj Lihtenshtejnit, Shqipëria ka fituar dhe në të treja ndeshjet me rezultatin 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?