Shqipëria luan sot testin e fundit miqësor ndaj Azerbajxhanit
Shqipëria luan sot ndeshjen e fundit miqësore para startit të Euro 2024, teksa në Hungari, të besuarit e trajnerit Sylvinho do të përballen me Azerbajxhanin.
Pas triumfit me Lihtenshtejnin, kuqezinjtë synojnë sërish fitoren që në këtë rast do të shërbente më shumë për moral para një eventi madhor si Europiani që do të zhvillohet në Gjermani.
Sa i takon formacionit të Shqipërisë, në konferencën për shtyp trajneri Sylvinho nuk preferoi të zbulonte shumë, megjithatë u shpreh se i sigurt nga minuta e parë do të luajë Jasir Asani.
Sa i takon përballjeve direkte me Azerbajxhanin, Shqipëria është ndeshur katër herë më parë me këtë rival (të gjitha takime miqësore) me kuqezinjtë që kanë një bilanc pozitiv me dy fitore, një barazim dhe një humbje.
KOHA JONË SONDAZH

