Shqipëria nuk ndryshon pozicion në renditjen e FIFA-s, Kosova humbet 1 vend

Fitorja ndaj Bjellorusisë dhe humbja në shtëpi me Lituaninë në dy ndeshjet e para të Nations League ka lënë në vendnumëro kombëtaren shqiptare në renditjen e re të FIFA-s të publikuar paraditen e sotme për muajin shtator. Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e 66-të me 1351 pikë, 5 më pak se 1 muaj më parë.

Maqedonia e Veriut ka fituar 2 pozicione falë paraqitjeve që ka bërë së fundmi por ka të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë ashtu si edhe Arabia Saudite ndërsa pas nesh janë El Salvadori, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për sa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në Nations League , Bjellorusia mban vendin e 87-të, Kazakistani vendin e 118-të ndërsa Lituania renditet e 131-ta. Ka humbur një pozicion edhe Kosova që ka zbritur në vendin e 116-të pas dy rezultateve jo shumë pozitive ndaj Moldavisë dhe Greqisë. Ndërkohë kreun në renditjen e FIFA-s vazhdon ta mbajë Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.

SHKARKO APP