Shtyhet ndeshja e Seria A për shkak të rasteve të shumta me Covid-19
Shtyhet zyrtarisht ndeshja mes Torinos dhe Sassuolos. Ndeshja e vlefshme për javën e 24-t në Seria A, e planifikuar për t’u luajtur këtë të premte, është spostuar për në datën 17 mars.
Lajmi u mor nga Federata Italinë pas rasteve të shumta me koronavirus te skuadra e Torinos, teksa deri më tani janë konfirmuar 7 raste. Në rrezik është edhe sfida Lazio-Torino, që është planifikuar për në datën 2 mars.
Gjithçka do të varet nga përgjigjet e tamponëve që do të dalin në ditët në vijim, teksa nëse do të ketë të tjera pozitive, atëherë edhe dueli me Lazion mund të shtyhet. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

