Si mund të ndalet fenomeni Yamal? Zbulohet plani i Inzaghit për sot

Bota e futbollit duket se ka rënë dakord për një emër të vetëm: Lamine Yamal është futbollisti i ri më i fortë në planet. Dhe së shpejti, për të, do të hiqet edhe mbiemri “i ri” – do të mbetet thjesht “më i madhi”.

Ndërsa Barça përgatitet për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit, në korridoret e Appianos rezonon një pyetje që ende nuk ka marrë përgjigje: si mund të ndalet Yamal? 

Një talent rrezikshëm që mbart mbi supe fatin e një skuadre që ëndërron finalen në Mynih. Barcelona nuk është vetëm Yamal, por kur 40% e aksioneve kalojnë nga këmbët e tij, ekuilibri i rrezikshmërisë prishet ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi përgatitet për një detyrë të jashtëzakonshme. Bastoni, Dimarco dhe Mkhitaryan janë në qendër të planit të Inzaghit për të neutralizuar “fenomenin spanjoll”. Çdo centimetër i gabuar në leximin e lojës mund të jetë fatal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bastoni dhe Dimarco tashmë e njohin mirë Yamal-in, pasi janë përballur me të në Europian, kur në krahun tjetër Nico Williams “shkatërroi” Di Lorenzon, ndërsa Yamal shkëlqeu nga e djathta. Tani kërkojnë hakmarrje sportive.

Në aspektin fizik, Bastoni duket i freskët: qëndroi në stol kundër Veronës, ishte titullar në “Montjuïc” dhe mungoi për shkak kartonësh kundër Romës. Ndryshe nga Dimarco, më i lodhur, por që u menaxhua me vetëm 21 minuta kundër Veronës, me një Carlos Augusto që ofroi garanci.

Një tjetër element kyç do të jetë Henrikh Mkhitaryan, që po rikthehet në formën e tij më të mirë. Armeni pritet të luajë një rol të trefishtë: të ndihmojë në mbulimin e Yamal-it, të ndalë sulmet dhe njëkohësisht të nisë aksione për Interin. Një sfidë e rëndësishme për “senatorin” zikaltër – përballë futbollistit më të mirë në botë për momentin. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?