FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situatë e rëndë te Barcelona, 350 milionë euro humbje në bilancë

Situata ekonomike e Barcelonës është më e rëndë nga sa pritej. Auditimi i fundit ka zbuluar se humbjet kanë arritur rreth 350 milionë euro për këtë vit, çka tregon se klubi katalan nuk do të ketë bilanc pozitiv, deri në sezonin 2022-2023. Këto llogari bëhen duke marrë parasysh dy faktorë që do të kishin një ndikim të qartë në llogaritë e klubit: Messi qëndron dhe Barça bën një blerje të profilit të lartë verën e ardhshme.

Sipas informacionit nga “Esport3”, drejtori i ri i përgjithshëm i Barcelonës, Ferran Reverter, ia ka bërë të qartë situatën bordit të ri drejtues. Ai mësohet të jetë shprehur se, pavarësisht nga situata, ka arsye për të menduar se klubi do të vazhdojë të jetë konkurrues kur bëhet fjalë për merkaton dhe se do të ketë një rimëkëmbje ekonomike në periudhën afatmesme.

Një nga gjërat që Joan Laporta premtoi gjatë fushatës elektorale ishte se ai do të bënte një kontroll të brendshëm të llogarive të klubit për të zbuluar situatën reale. Raporti tashmë i është vënë në tryezë presidentit të sapozgjedhur dhe, sipas Esport3, rezultatet janë më shqetësuese sesa priteshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?