S’ka hapësira te Barcelona, Andre Gomes drejt transferimit në Seria A

Mesfushori Andre Gomes pritet të largohet gjatë verës nga skuadra e Barcelonës. Portugezi duket se asnjëherë nuk ka arritur të përshtatet me stilin e lojës së katalanëve dhe për këtë arsye drejtuesit kanë menduar për një largim të tij.

Lajmi për largimin e 24-vjeçarit nga Barcelona është bërë i ditur nga “Mundo Deportivo”. Andre Gomes pëlqehet nga disa skuadra në Itali dhe në Angli, ku ndër ekipet pretendente për shërbimet e tij janë Juventus dhe Milan. Për kuqezinjtë do të ishte një zgjedhje perfekte, duke parë zgjedhjet e reduktuara të trajnerit Gatuzo, i cili ka pak alternativa.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?