Skandal para gjysmëfinales, Marcus Thuram akuzohet për dhunë fizike nga një aktore filmash për të rritur

Pak orë para përballjes vendimtare mes Interit dhe Barcelonës në Champions League, emri i Marcus Thuram është përfshirë në një skandal të rëndë.

Influencuesja dhe aktorja e filmave për të rritur, Charlotte Lavish, ka publikuar një video ku e akuzon sulmuesin francez për dhunë fizike dhe izolim, ngjarje që sipas saj ka ndodhur në vitin 2022 kur Thuram luante në Gjermani.

Në video, Lavish tregon shenja të dhunës dhe pretendon se policia gjermane ka ndërhyrë, por prokuroria e ka mbyllur çështjen për mungesë provash. Ajo thekson se nuk ka përfitime financiare dhe flet tani për shërim personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

As Interi dhe as vetë lojtari nuk kanë reaguar zyrtarisht mbi akuzat deri në këto momente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?