Skema e re/ UEFA mund të ndryshojë formulën e penalltive

Në lojën e futbollit pritet që të ndodhin disa ndryshime, të cilat si fillim janë hedhur vetëm si ide.

Një ndër to është formula e gjuajtjeve të penalltive mund të ndryshojë në të ardhmen, kjo është një prej pikave që zyrtarë të UEFA-s po diskutojnë pasi kanë analizuar statistikat e dala nga gjuajtjet e penalltive.

Në 60% të rasteve rezulton se ekipi që gjuan penalltinë e parë fiton. A është kjo një koeçidencë?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të qëndrohet tek pjesa e shifrave, ka një logjikë të caktuar dhe do të thuhej se po.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por duke parë opinionet e të interesuarve direktë, futbollistë e trajnerë dhe historikut shumë vjeçar do të kuptohej se problemi nuk është thjesht shifror.

Goditja e parë, nëse kthehet në gol krijon avantazhe të padyshimta psikologjike, ndërsa ekipi që paraqitet i dyti duhet përballet me presionin dhe idenë se duhet të shënojë për të barazuar rezultatin dhe me shpresën që ekipi i parë duhet të gabojë për të fituar.
Për këtë arsye është menduar që në futboll të përdoret e njëjta formulë si në tenis, kur seti përfundon barazim.

Pra nëse kemi ekipin A dhe B të cilat do të gjuajnë nga 5 penallti, ndryshe nga formula tradicionale ku fillimisht gjuan një ekip, pastaj tjetri, do të kemi formulën A-BB-AA-BB-AA-B.

Dhe nëse dalin barazim goditja e penalltive do të rifillojë nga fillimi, shkruan Sportmediaset.
Një risi që ka pak shanse që të vihet në zbatim në sezonin e ardhshëm, megjithatë ka disa që ngrenë hipotezën që të vihet në funksion për herë të parë gjatë botërorit Rusi 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?