FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu-Partizani i Beogradit/Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura

Një pjesë e parë e barabartë është mbyllur me rrjeta të paprekura në “Elbasan Arena” mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Korçarët kanë hyrë në fushën e lojës me më tepër ritëm dhe ka tentuar të godasë portën kundërshtare herët, por me kalimin e minutave serbët panë më shumë topin. Përgjatë të gjitha minutave të kësaj pjese të parë ka pasur shumë dyluftime në tokë dhe në ajër.

Ndonëse nuk ka pasur nga asnjë palë raste flagrante për të shënuar, ndeshja ka qenë e luftuar fort dhe emocionuese edhe për shkak të ngarkesave ekstra-sportive të kësaj përballjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu: Shehi; Mici, JASHANICA, Radas, Vangjeli, Lilaj, Muzaka, Dita, Taku, Adeniyi, Sowe

Partizani i Beogradit: Stojkoviç; Tawamba, Vuliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Soumah, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, Miletiç

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?