FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu surprizon Vllazninë, merr një barazim në Korçë (VIDEO)

Skënderbeu pas tri humbjesh radhazi, arrin të ndalë kryesuesit e këtij sezoni, Vllazninë. Skuadra korçare mori një barazim 1-1, duke i dhënë fund ecurisë së tri humbjeve radhazi.

Denis Duvana shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 8-të me një goditje nga distanca. Portieri Zogovic u befasua nga goditja e tij duke mos arritur që ta ndalë.

Vllaznia vuan shumë në ndërtimin e aksioneve, ndërkohë që rrezikoi dhe të pësonte edhe golin e dytë. Në minutën e 57-të, Da Silva fiton një penallti pas një faulli të Victor në zonë. Harris Dilaver nga pika e bardhë arriti që të shënonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Vllaznia me këtë barazim ngjitet në kuotën e 41 pikëve, 5 më shumë se Teuta dhe Laçi, ndërkohë që Skënderbeu mbetet e fundit me 13 pikë, po aq sa Apolonia. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?