Skuadra e Seria A pasi siguroi Championsin kërkon Armando Brojën

Armando Broja vijon të mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato. Në Angli, mediat shkruajnë se interes për “bomberin” kuqezi ka shfaqur edhe ekipi i Bologna-s.

Pa Thiago Motta-n në stol, por me një biletë Champions në dorë, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të ideuar ekipin për një sezon risi për ta, pasi kjo është hera e parë që marrin pjesë në një turne të tillë. Me Zirkzee që pritet të largohet, Bologna-s i duhet një sulmues i ri, me Brojën që ka përfunduar në radarin e ekipit të Serie A.

Pengesë në këtë pikë mbetet konkurrenca e madhe, pasi sipas mediave angleze, interes të fortë për Brojën ka edhe në Ligue 1, ku Monaco e ka seriozisht, me klubin nga principata që prej kohësh po kërkon informacion për sulmuesin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emrin e Brojës e gjejmë shpesh edhe në Premier League, ku klube si Ëolves e ndjekin prej kohësh. Topi tani kalon në këmbët e Chelsea-t, me blutë që duhet të ulin pak pretendimet për kartonin e tij. Goli në miqësoren ndaj Lihtejnshtejnit ishte një sinjal pozitiv se ai po rigjen formën e tij më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?