“Socca World Cup 2024”, kombëtarja e minifutbollit eliminohet nga Omani në çerekfinale

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit mbylli rrugëtimin në Kampionatin Botëror “Socca Ëorld Cup 2024” duke u eliminuar në çerekfinale nga Omani. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 2-1 ne një ndeshje të bukur dhe me shumë emocione.

Takimi nisi mirë djemtë e Irtan Sejkos që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të me Mariglen Ademin. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Shqipërisë ndërsa në të dytën Omani befasoi me dy gola dhe mbylli ëndrrën kuqezi në kampionatin botëror.

Kombëtarja e minifutbollit shkroi historinë, pasi për herë të parë u kualifikua mes tetë kombëtareve më të mira të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?