Sonte starton “Premier League”, “dhelprat” kanë 23 vite pa fitore kundër londinezëve

Pritjes së tifozëve anglez për të parë në aksion skuadrat e tyre do t’i vijë fundi sonte në orën 20:45 kur Arsenal dhe Leicester do të hapin zyrtarisht sezonin e ri 2017-2018 të “Premier League”. Dy skuadrat vijnë me synime të ndryshme pasi për Leicester as nuk mund të mendohet për një triumf tjetër surprizë në kampionat dhe objektivi është mesi i tabelës, ndërsa ndryshe është për “topçinjtë” të cilët prej kohësh kanë stopuar së fituari “Premier Leage-n”.

Tekniku i londinezëve Aresene Venger është në trysni pasi një grup tifozësh prej vitesh kërkojnë dorëheqjen e francezit por ky i fundit pretendon me patjetër që këtë vit, pas blerjeve të Alexandre Lacazette dhe Sead Kolasinac t’i japë fund thatësirës së trofeve.

Arsenal nuk ka humbur asnjë ndeshje të luajtur kundër Leicester në të gjitha kompeticionet që nga 1994: 11 fitore, 7 barazime. Është kjo statistikë e mediave angleze e cila do të tentohet të thyhet nga tekniku i “dhelprave” Kraig Shekspir që bëri një paraqitje dinjitoze në fundin e sezonin të kaluar kur Leicester rrezikonte kategorinë për ta renditur më pas në vendin e 12-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?