FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Southgate dhe De Boer marrin këshilla taktike nga avionët!

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate dhe ai i Holandës, Frank de Boer, morën të dy këshilla taktika para ndeshjeve debutuese në Euro 2020, përmes avionëve që fluturuan mbi fushën ku po stërviteshin dy skuadrat.

Të shtunën, një avion i vogël fluturoi mbi fushën stërvitore të Anglisë, duke tërhequr një parullë ku shkruhej “Shumica e golave të Kroacisë me sa duket vijnë nga e majta”.

Batuta duket se i referohet vendimit të Southgate për të marrë katër mbrojtës të djathtë në skuadër. Anglia luan pikërisht kundër Kroacisë të dielën në ndeshjen e parë në grupe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një surprizë të ngjashme pati të shtunën edhe trajneri i Holandës, De Boer. “Frank, thjesht luaj me 4-3-3”. De Boer është kritikuar shumë për skemën 5-3-2 që përdor dhe tifozët e “Tulipanëve” duan që të rikthehet te futbolli total i i Johan Cruyff.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?