Southgate elozhe për kuqezinjtë: Kanë shpirt skuadre, na e bënë të vështirë!
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur pas fitores ndaj Shqipërisë, duke mos i kursyer fjalët e mira për Kombëtaren tonë. Strategu anglez vlerësoi shpirtin e skuadrës që shfaqën kuqezinjtë në këtë ndeshje.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Shqipëria luajti mirë dhe ishin të organizuar. Luajtën mirë me dhe pa top. Kishin disa raste që në fillim, nëse do të kalonin në avantazh mund të kishte shkuar ndryshe. Arritëm të krijonim pas minutës së 20 dhe ia dolëm të fitojmë.
Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë probleme të krijojnë. Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë. Kush me pëlqeu nga Shqipëria? Nuk e pashë Shqipërinë në planin individual, por mendoj se dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë. Ishte një ndeshje e vështirë”, deklaroi Southgate.
KOHA JONË SONDAZH

