Spalleti: Në merkato dua Ramos, Iniesta-n dhe Sanchez

Në intervistën para ndeshjes së shtunës kundër Udinezes, trajneri i Interit, Luçiano Spalleti, është ‘ngacmuar’ nga gazetarët përsa i takon sfidës së martë në kupë kundër Pordenones ku zikaltërit u kualifikuan pas goditjeve të penalltive. Spalletti përdori ironinë duke u shprehur se në merkato kërkon 3 emra ‘big’, për të vlerësuar lojtarët aktual që ka në ekip.

“Nëse nuk vendos lojtarët në mënyrën më të mirë të mundshme, është e vështirë që të marrësh rezultat. Të krijosh pritshmëri të mëdha, nuk i bën mirë Interit në rezultate. Ndaj Pordenones problemi qëndronte në menaxhimin e forcës sonë. Në sulm bëra shumë ndryshime, dhe kjo ndoshta ndikoi. Sa i përket merkatos duhet të flasim me drejtuesit për planet. Nëse më kërkoni tre emra, ja ku po ua them; Serxhio Ramos, Iniesta dhe Sançez. Ata që kanë dërguar Interitn para të gjithëve, u duhet dhënë merita që u takon”, u shpreh strategu zikaltër.

Më pas nuk mungoi dhe një koment për rivalët e radhës. “E njoh Pocon, kemi punuar bashkë në zgjedhjen e shumë lojtarëve që më pas janë bërë të famshëm. Sonte do të flemë pak, në pritje të ndeshjes ndaj Udinezes”, ka thënë Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?