Spalletti: Barella do të jetë gati ndaj Shqipërisë, kemi pritshmëri të larta në Europian
Italia do të luajë kundër Bosnjës në miqësoren e fundit përpara nisjes së rrugëtimit në Euro 2024 përballë Shqipërisë. Skuadra e Luciano Spallettit pret boshnjakët në stadiumin e Empolit të dielën në mbrëmje (20:45).
“Nuk do të ketë kurrë momente qetësie për ne, sepse ne jemi Italia, ndaj duhet të kemi pritshmëri të larta nga Europiani. Edhe pse nuk duhet harruar që në Botërorin e fundit nuk ishim fare. Gjithsesi, gjëja më e mirë është të mos u themi djemve se fitorja e Euro 2024 është mundësia e vetme që kemi. Duhet të jemi seriozë.
Barella? Kur ka lodhje, gjithmonë pritet pak për të parë situatën të evoluojë. Nuk do të jetë gati për Bosnjën, për Shqipërinë po. E njëjta gjë vlen edhe për Meret”, u shpreh tekniku i kombëtares së kaltër.
KOHA JONË SONDAZH

