Spanjë-Shqipëri/Formacionet zyrtare, kuqezinjtë me kapiten të ri

Në stadiumin “Jose Riko Perez” të Alikantes do të luhet sfida mes Spanjës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin G eliminator të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Spanja në këtë takim vjen si kryesuese e grupit dhe me një fitore e siguron matematikisht biletën për në Botëror.

Kuqezinjtë e Christian Panuccit kanë grumbulluar 13 pikë dhe mbajnë vendin e tretë në grup.

Surpriza e momentin të fundit është se nuk luan Ansi Agolli dhe shiritin e kapitenit do ta mbajë Etrit Berisha. Sfida e parafundit e Grupit G do të luhet në orën 20:45 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet

Swiss Digital Mobile Reklama

Spanja: De Gea, Odriozola, Pique, Ramos, Jordi Alba, Saul, Koke, Tiago, Silva, Isco, Rodrigo

Trajner: Julen Lopetegui

Shqipëria: Berisha, Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla, Xhaka, Kaçe, Memushaj, Grezda, Llullaku

Trajner: Christian Panucci

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?