Stankovic: Nuk pres provokime, në Shqipëri shkojmë për të marrë rezultat!

Të martën në mbrëmje do të luhet dueli i turit të dytë eliminator mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës. Nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme, duke ditur rivalitetin e madh mes vendeve, dhe atë që ka ndodhur më parë me kombëtaren tonë në Beograd. Gjithsesi mungesa e tifozëve ka bërë që trajneri i Zvezdës, Dejan Stankovic, të jetë i qetë para duelit.

“Nuk pres provokime, do të shkojmë pr të luajtur futboll. Kubet kanë tensionin e tyre, ashtu si edhe shtet, por ne do të shkojmë për të marrë rezultatin. Nuk pres ndonjë gjë speciale. Djemtë e dinë shumë mirë taktikën, është e vështirë që t’u thuash ‘Duhet të qetësoheni dhe të kontrolloni emocionet para një ndeshje të rëndësishme’. Ndeshja mund të zgjasë edhe 120 minuta”.

Ish-mesfushori i njohur i Interit është shprehur se ekipi i tij është përgatitur në mënyrën më të mirë për të mos t’u eliminuar si Dinamo Tbilis nga Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi edhe dy ditë, do të punojmë. E pamë ndeshjen në Tbilisi. Organizoheshin shumë mirë në bllok në mbrojtje dhe luanin me topa të gjatë, nga gjysmëfusha. Dinamo kishte zotërim topi, por sterile, ndaj dhe nuk solli fryte, pasi ishte në përqindje shumë më tepër për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi shumë djem që kanë eksperiencë në këto ndeshje europiane. Duhet të jemi të vëmendshëm për të kontrolluar problemet dhe për t’i zgjidhur, pa ju dorëzuar nervozizmit apo frikës. Janë disa detaje për të cilat po punojmë. Po përpiqem që të mbaj një atmosferë pozitive te skuadra para dueleve të tilla në Europë”, deklaroi Stankovic në deklaratën për mediat, një ditë para nisjes për në Shqipëri. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?