Starton turneu i Parisit, marrin pjesë tenistët më të mirë
Mastersi i Parisit, aktivitet ku do të marrin pjesë shtatë tenistë nga dhjetëshja më e mirë e botës. Disfata e turpshme 6-2, 6-1 në diçka më tepër se një orë lojë, në Austri në fazën çerekfinale nga italiani Lorenzo Sonego, e uli me këmbë në tokë numrin 1 të klasifikimit të përgjithshëm ATP, Novak Djokovic, që vendosi të tërhiqet dhe të bëjë mënjanë për pak kohë, në prag të turneut përmbyllës të sezonit.
33-vjeçari nga Serbia kishte plot 1.000 pikë për të mbrojtur në Paris-Bercy, pas triumfit të vitit të kaluar, kur mposhti në finale në vetëm dy sete kanadezin Denis Shapovalov, sidoqoftë Nole preferoi për të hequr spinën për pak kohë, duke patur parasysh që është një ndër tenistët që ka zhvilluar më shumë ndeshje gjatë vitit 2020.
Mastersi i Parisit është vetëm turneu i tretë në këtë sezon i kësaj kategorie, që i shpërblen lojtarët fitues me nga 1.000 pikë, gjithsesi kampioni në fuqi ka triumfuar si në turneun Western & Southern Open që këtë herë nuk u zhvillua në Cincinnati por në New York, për shkak të pandemisë së koronavirusit, ashtu edhe në Mastersin e Romës. Mungesa e numrit 1 të botës është një humbje e madhe për organizatorët, sidoqoftë në kryeqytetin francez këtë radhë ka një pjesëmarrje të shkëlqyer të tenistëve të tjerë.
Turneu i përvitshëm që zhvillohet në kryeqytetin francez është një aktivitet indoor, pra që mbahet në salla të mbyllura dhe përveç tetë tenistëve kryesorë që kualifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë për në raundin e dytë në edicionin e sivjetshëm marrin pjesë gjithashtu edhe emra të respektuar si Pablo Carreno Busta, Milos Raonic, Karen Khachanov, Stan Wawrinka, Felix Auger-Aliassime, Borna Coric apo dhe Alex de Minaur.
KOHA JONË SONDAZH

