Stërvitja e parë e Kombëtares në Gjermani, vetëm një lojtar shfaq probleme
Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Kaiserau, qendra bazë e kuqezinjve në Gjermani. Gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te dueli i parë në Euro 2024. Kundër Italisë (15 qershor) në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Stërvitja e parë në tokën gjermane u bazua më shumë në aspektin taktik kryesisht, ndërkohë që pati edhe punë në palestër. Asnjë nga lojtarët nuk ka dëmtime apo probleme fizike, përveç portierit Etrit Berisha, i cili ndjen dhimbje në shpinë.
Kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë duke nisur nga ora 17:00, për stërvitjen e dytë të së hënës. Seancë që do të jetë e hapur për tifozët shqiptarë, numri i të cilëve pritet të shkojë në 1 mijë.
KOHA JONË SONDAZH

