Strakosha drejt largimit, Lazio piketon pasuesit e mundshëm

Thomas Strakosha nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale te Lazio pavarësisht se është rikthyer rregullisht titullar edhe në Serie A. Strakosha po joshet gjithnjë e më shumë nga ideja për të vijuar karrierën në Premier League aty ku nuk mungojnë ofertat.

Në këto kushte Tare duhet të lëviz shpejt, emri i parë në listë mbetet Kepa i Chelsea por së fundmi sipas mediave italiane në skenë ka dalë edhe Samir Handanovic.

Kapiteni i Interit, në 2006 erdhi tek Lazio në formë huazimi por luajti vetëm një ndeshje dhe pas u largua pasi Lazio nuk pagoi 1 milion euro, aq sa ishte shuma e fiksuar për blerjen e kartonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të këtij vitit, situata mund të ndryshojë sërish, nëse në Milano zbarkon Onana, portieri i Ajax, Handanovic mund të shoh opsionin për të ndryshuar ambient dhe Lazio mbetet një pistë konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?