FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez dhe super Oblak i japin fitoren Atleticos ndaj Alaves (VIDEO)

Atletico Madrid rikthehet te fitoret në La Liga. Skuadra e Diego Simeones mori një fitore të vuajtur 1-0 ndaj Alaves, duke ruajtur vendin e parë në renditje.

Në minutën e 53-të, Trippier jep një asist fantastik në zonë për Suarez, i cili me kokë arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Ky ishte goli i 500-të në karrierë si futbollist profesionist për bomberin uruguaian.

4 minuta nga fundi, Alaves fitoi një penallti shumë të dyshimtë. Nga pika e bardhë Joselu do të ndalej nga një mrekulli e Jan Oblak, që grushtoi topin. Atletico tashmë ka 66 pikë, 6 më shumë se Reali. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?