Suarez në “luftë” me Barcelonën, mund ta shohë sezonin nga tribuna
Luis Suarez mund të jetë i detyruar që ta shohë të gjithë sezonin 2020-2021 nga stolat e stadiumit, pasi nuk po gjen gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e kontratës me katalanasit. Uruguaianit i është bërë e ditur prej disa javësh se nuk është pjesë e planeve për sezonin e ri, por ai kërkon një dëmshpërblim për periudhën e kontratës së mbetur.
Suarez është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e ekipit, ndërkohë që nuk u grumbullua as për miqësoren kundër Gimnastic. Së fundmi gazeta “Sport” shkruan se Juventus është në pritje të sulmuesit, i cili duket se do të luajë një lojë nervash dhe milionash me klubin katalanas deri në fund.
Nëse nuk do të gjendet një marrëveshje brenda kësaj jave, atëherë rrezikon që të qëndrojë te klubi blaugrana, por me rrezikun që t’i shoh ndeshjet nga stoli. As qëndrimi i Messit nuk ka bindur trajnerin Koeman, i cili nuk e preferon në ekipin e tij. /R.Lika-Koha Jone/