Suarez sqaron skandalin me pasaportën: Nuk më donte vetëm Juvja, Barça s’më dha asnjë reagim!

Luis Suarez për herë të parë ka dhënë versionin e tij për pasaportën e famshme që do të merrte gjatë tratativave me Juventusin. Në një intervistë të dhënë për “El Transistor”, sulmuesi i Atletico Madrid ka shpjeguar se marrja e shtetësisë italiane nuk ishte e lidhur vetëm me transferimin te bardhezinjtë.

“Kishte shumë klube të interesuara, jo vetëm Juventusi. Unë e prisja çështjen e pasaportës, sepse po përpiqesha për të vite me radhë. Vendimi që mora ishte ai që më përshtatej më shumë. Unë do të ndihesha më mirë në një klub që po lufton për gjëra të rëndësishme dhe ndryshimi nuk do të ishte aq radikal.

Kur Barcelona e bëri zyrtare, se nuk kishte më besim tek unë, filluam të flasim për një interes të mundshëm të Atletico Madridit. Personalisht komunikova me Andrea Berta, me Simeone dhe presidentin Marin. Iu thashë atyre se deri në momentin që do të largohesha nga Barcelona ​​nuk do të bëja asgjë.

Ishin ditë të vështira. Nuk e prisja. Një ditë trajneri më thirri dhe më tha se nuk më llogariste. Unë nuk e pyeta atë pse. Arsyet e largimit? Nuk më shpjeguan asgjë në atë kohë, ishte një vendim i trajnerit dhe bordit. Unë isha në pamundësi për të folur drejtpërdrejt me Bartomeu, avokati im e bëri këtë gjë. Simeone është një nga ata trajnerët që, kur bëhet fjalë për të bindur, e arrin me sukses falë mentalitetit të tij. Nuk kisha frikë, përkundrazi, isha i sigurt se gjërat do të shkonin mirë për mua”, deklaroi Suarez.

SHKARKO APP