FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suedezët nuk e duan Ibrën në Kombëtare

Menjëherë pas të hënës kur Suedia siguroi Botërorin duke mundur Italinë në “play-off”, u përfol dhe përflitet ende për një rikthim të mundshëm të Ibrës tek nordikët. Shumë media prestigjioze por edhe figura të njohura të futbollit e kanë përfolur këtë spekulim.

Vetë suedezët, duke iu referuar një sondazhi, nuk e pëlqejnë idenë që sulmuesi i Manchester United të jetë pjesë e ekipit që do t’i përfaqësojë në Botëror.

Në sondazhin e bërë nga “Expressen”, 63% e të anketuarve janë të mendimit që Ibra nuk duhet të jetë më pjesë e Kombëtares në finalet e “Rusi 2018”. 32% e tyre besojnë ende te 36-vjeçari, ndërsa vetëm 4% e tyre janë të pavendosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahimovic deklaroi tërheqjen nga ekipi kombëtar një vit më parë, pas finaleve të Kampionatit Europian të futbollit, ku Suedia nuk arriti të kalonte grupin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?