FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suedia shkatërron Kosovën, Italia dhe Gjermania bëjnë detyrën (VIDEO)

Kosova e ka nisur me një humbje 0-3 ndaj Suedisë fushatën eliminatore për Kupën e Botës. Dardanët u mposhtën me lehtësi, teksa miqtë do të shënonin dy gola në fraksionin e parë me Augustinsson dhe Aleksandër Isak. Në pjesën e dytë Larsson vulosi fitoren, ndërkohë që spikat fakti që Ibrahimovic nuk mundi që të gjente golin ndaj Kosovës.

Italia mori një fitore 2-0 në transfertën ndaj Bullgarisë. Golin e parë e shënoi Andrea Belotti me penallti në minutën e 43-të, ndërkohë që 7 minuta nga fundi Locatelli do të vuloste fitoren. Gjermania ndërkohë mori një fitore minimale 1-0 në transfertën ndaj Rumanisë. Gnabry shënoi në minutën e 17-të. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?