Supersfida e vitit, Partizani dhe Kukësi luajnë fatet e një sezoni

Një sfidë që mund të përcaktojë gjithçka. Partizani dhe Kukësi do të zbresin sot në “Selman Stërmasi” të ndërgjegjshëm që rezultati përfundimtar mund ti dërgojë në qiell, ose nëntokë, natyrisht barazimi i mban të gjithë në lojë, por ashtu si edhe trajnerët kanë pranuar, asnjëra prej skuadrave nuk hyn për atë rezultat. Të kuqtë vijnë pas fitores ndaj Tiranës në derbi dhe kanë gjtihashtu avantazhin e fushës, megjithatë ka 2 probleme për trajnerin Starova, mungesa e Krasnqiti për shkak pezullimi dhe ajo e Kalarit të dëmtuar, në të njëjtën kohë Mazrekaj nuk është në maksimum dhe pritet ta nisë nga stoli. Në këtë mënyrë nën skemën 4-3-2-1 pritet që demat të rreshtohen në këtë mënyrë.

Hoxha në kuadrat, 4-ja e mbrojtjes do të plotësohet nga Fejzullahi, Malota, Atanda dhe Trashi. Batha, Ramadani e Vila do të vendosen në mesfushë, ndërsa Cetkovic dhe Torasa anësore me Ekuban në majën e sulmit.

Në spondën tjetër trajneri Ernest Gjoka e ka thuajse të plotë grupin e lojtarëve dhe me shumë gjasa do të rreshtojë këtë formacion titullar nën modulin 4-4-1-1. Në portë Koliçi. Reparti difensiv do të plotësohet nga Hallaçi, Shameti, Alla dhe Imami. Në mesfushë do të vendosen Dvornekovic, Musolli, Lena dhe Karioka, kurse Emini do të jetë pas krahëve të Pero Pejic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet një stadium i tejmbushur, ku oërvec tifozëve vëndas parashikohet që të jetë edhe 1 mijë tifozë ët ardhur nga Kukësi. Kjo supersfidë e cila do të ndezë dritat e skënës sot në orën 19 do të gjykohet nga arbitri slloven Matej Jug.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?