Sylvinho përjashton 3 lojtarë për sfidën ndaj Andorrës, plasin polemikat

UEFA ka publikuar protokollin e ndeshjes së sotme ndaj Andorrës, ku janë zbuluar dhe 3 lojtarët që përjashtohen nga lista e 23 futbollistëve.

Andi Hadroj, Etnik Brruti dhe Simon Simoni janë 3 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për ta ndjekur ndeshjen në tribunë, ashtu siç ndodhi dhe në Londër.

Aliu dhe Balliu janë dy zgjedhjet e vetme në krahët e mbrojtjes, ndaj dhe përjashtimi i Hadrojt në këtë rast duket se nuk ka shumë kuptim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spikat gjithashtu dhe lënia jashtë e Brrutit, i cili u nxitua të thirrej për këto ndeshje duke ngjallur shumë polemika veçanërisht në Kosovë, por nuk iu dha shansi që të debutonte për asnjë minutë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?