FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takaj: Ndeshja e Kukësit, një turp që e pa gjithë Shqipëria

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, e quan të turpshme ndjeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut, ku Verilindorët fituan duke u kurorëzuar për herë të parë kampionë të Shqipërisë.

Ajo çfarë ngjalli polemika të forta ishte gjykimi i Enea Jorgjit.

Mbi të bien edhe akuzat e presidentit të “Skënderbeut”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja reagimi i Ardian Takajt:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij futbolli. Më vjen turp që jam president i një ekipi në Superligën shqiptare.

Unë po e them pastërtisht se nesër në mëngjes nuk kam se çfarë t’u them Shehit, Osmanit, Vangjelit, Osmanit, Saliahit, Radasit, Jashanicës dhe të gjithë lojtarëve që luajtën. Ishte një turp që e pa e gjithë Shqipëria.

Jo më kot ne kërkuam gjyqtarë të huaj për këtë takim. I kërkuam ata pasi e dinim se kjo ndeshje kishte presion të madh që mbarte me vete.

Ajo çfarë bëri Enea Jorgji, ishte një vetëvrasje për futbollin shqiptar.  Për të shmangur presionet, ne kërkuam gjyqtarë të huaj.

Këtë ndeshje shumë mirë mund ta fitonte Kukësi. Por, nëse do të kishte arbitra të huaj, pa u ndikuar nga ekipet në fushë, gjithçka do të ishte normale”,- deklaroi Takaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?