Të enjten hidhet shorti i grupeve të Championsit, ja vazot deri më tani …
Shorti i Ligës së Kampionëve për grupet e Champions League do të hidhet të enjten më 1 tetor në Nyon të Zvicrës. Faza e grupeve të Uefa Champions League do të zhvillohet ndërmjet fundit të muajit tetor dhe fillimit të muajit dhjetor.
Xhiroja e parë zhvillohet më 20/21 tetor, kurse ajo e fundit më 8/9 dhjetor. Janë gjithsej 32 ekipe që marrin pjesë në fazën e grupeve, 26 prej tyre tashmë janë të kualifikuara nga pozicionet e tyre në ligat e tyre, kurse gjashtë të tjera do të bashkohen nga raundi i play-off-it.
32 ekipet janë të ndara në 8 grupe dhe zhvillojnë nga dy ndeshje mes tyre në shtëpi dhe udhëtim, derisa dy ekipet e para kualifikohen për në fazën e eliminimit direkt. Në fazën e grupeve nuk mund të ballafaqohen ekipet nga i njëjti shtet.
Vazo 1: Bayern Munich, Sevilla, Real Madrid, Liverpool, Juventus, Paris Saint-Germain, Zenit Saint Petersburg dhe Porto
Vazo 2: Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Chelsea, Ajax
Vazo 3: RB Leipzig, Inter, Lazio, Atalanta
Vazo 4: Borussia Moenchengladbach, Istanbul Basaksehir, Stade Rennais
KOHA JONË SONDAZH

