Te Partizani nuk e donin tifozët, Olsi Teqja transferohet jashtë Shqipërisë

Për ditë më radhë u fol se ish-futbollisti i Tiranës, Olsi Teqja, do ishte përforcimi i Partizanit në prapavijë, por refuzimi i tifozëve të kuq të cilët nuk e dëshironin lojtarin për shkak të polemikave në të kaluarën, kanë bërë diferencën për mos transferimin e tij tek 15 herë kampionët e vendit.

Mendohej se për futbollistit e ardhmja do ishte sërish në “Superligë”, por e kundërta ka ndodhur dhe kjo ka bërë që ai të transferohet në kampionatin maqedonas. Ndonëse jo në vendin e tij, Teqja do të luaj përsëri për një ekip shqiptarësh.
18620044_1869674883288625_2979894894292437068_n
Mbrojtësi ka firmosur për dy vitet e ardhshme me Shkëndijën e Tetovës, klub i cili po bëhet gati të përfaqësohet në Ligën e Europës si dhe të jetë pretendenti kryesor për fitimin e kampionatit sezonin e ardhshëm.

Teqja ishte një lojtar i lirë pasi e kishte zgjidhur me konsensus kontratën me ekipin e Tiranës që në fund pasi vendosi të mos i shoqërojë në Kategorinë e Parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?