Ten Hag sfidon Conten dhe synon marrëveshjen me Christian Eriksen
“Manchester United” dëshiron shërbimet e Christian Eriksenit pas rikthimit të danezit në “Premier League”. Trajneri Erik Ten Hag, do të dëshironte që ta niste procesin e revolucionarizimit të skuadrës duke nisur që nga mesfusha.
Pas largimit të detyruar nga Interi për shkak të arrestit kardiak të pësuar në Kampionatin Europian me Danimarkën dhe implantimit të një defibrilatori kardiovaskular, Eriksen u rikthye në fushë me Brentfordin, duke shënuar 1 gol (dha edhe katër sistime) në 11 ndeshje të Premier League.
Për Eriksen kohët e fundit ka pasur interesim konkret edhe nga Tottenhami, klub ku Eriksen ka shkëlqyer para se të transferohej tek Interi, nën urdhrat e Contes.