Teuta fiton ndal Apolonisë fal një super goli të Hoxhës (VIDEO)
Teuta mori një fitore minimale 1-0 Apoloninë në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Ishte mbrojtësi Rustem Hoxha, ishte heroi i “djemve të detit”, në këtë sfidë të zhvilluar në “Niko Dovana”.
Në minutën e 77-të, 29-vjeçari i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Edi Martinit me një goditje në hyrje të zonës.
Teuta me këtë fitore u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 30 pikëve. Ky ishte suksesi i 7-të në kampionat për durrsakët dhe humbja e 10-të për Apoloninë që mban vendin e 8-të me 13 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

