Teuta ia merr dorën finaleve, fiton Superkupën e Shqipërisë ndaj Tiranës (VIDEO)

Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë, pasi mposhti 2-1 kampionët e Tiranës në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Në “Elbasan Arena”, durrsakët do të kalonin në avantazh që në minutën e 22-të, me Hebajn i cili përfitoi nga një gabim i portierit Lika.

Tirana u përpoq që të reagonte, por do të pësonte edhe golin e dytë. Në minutën e 35-të, skuadra e Martinit fitoi një penallti. Lorenc Vila mori përsipër ekzekutimin, por do të ndalej nga Lika, por më pas Hebaj e ka të thjeshtë për ta dërguar sërish në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Tirana u hodh në sulm në kërkim të golit. Në minutën e 64-t, kapiteni Arapi e la Teutën me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në minutën e 75-të Tirana gjeti edhe golin me të riun Jurgen Vrapi, por vetëm kaq. Edhe pse me një lojtar më pak, Teuta arriti të mbrohet në minutat e mbetura, duke e nisur me një trofe sezonin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?