Teutës nuk i mjafton dopieta e Bregut, ndalet ndaj Kukësit
Java e 21-të e Kategorisë Superiore ka nisur me një barazim mes Teutës dhe Kukësit. Në “Niko Dovana” sfida përfundoi 2-2, një rezultat që nuk i shkon përshtat asnjërës prej tyre.
Dejvi Bregu zhbllokoi ndeshjen në minutën e 35-të me penallti, por kundërpërgjigja e Eze do të vinte në minutën e 70-të po nga pika e bardhë.
Gëzimi i verilindorëve nuk zgjati as një minutë pasi Dejvi Bregu do të rikthente sërish në avantazh durrsakët. Skuadra e Martinit nuk arriti që të ruante këtë rezultat deri në fund pasi Tshdzadse vendosi baraspeshën 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Pas këtij barazimi Teuta ngjitet në kuotën e 27 pikëve, po aq sa Partizani, ndërkohë që Kukësi mbetet në vendin e pestë me 30 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

