Theo Hernandez i bën “numra” Milanit, e ardhmja është në dyshim
Theo Hernandez mund të largohet nga Milani. Sipas asaj që shkruajnë mediat, e ardhmja e tij mund të vendoset pas Europianit. Francezi kërkon një pagë prej 8 milionë euro neto për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2026, pretendime këto që tashmë i janë bërë me dije klubit.
Tashmë topi është te Milani, pasi për lojtarin ka interesim nga Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City. Nëse në verën e kaluar, futbollisti i tha jo të gjitha oferta-ve, këtë herë me sigurim do të merret në konsideratë çdo propozim.
KOHA JONË SONDAZH

