FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Theo Hernandez: Kemi mundësi të rihapim Interin, dua të luaj në Champions!

Theo Hernandez është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë jo vetëm në Serinë A, por edhe në Europë. Paraqitjet e tij tek Milani kanë qenë të një niveli të lartë, edhe pse ka patur edhe ai momentet e tij negative. Në një intervistë për të përditshmen e njohur spanjolle “As”, 23-vjeçari i ka mbajtur të gjalla shpresat e kuqezinjve për titullin kampion edhe pse diferencë prej 6 pikësh me Interin, me një ndeshje më shumë të luajtur.

“Do luftojmë deri në javën e fundit për t’u shpallur kampion. Besoj se kemi mundësi ta rikapim Interin, sepse kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund. E kam të qartë që Interi është shkëputur disi, por kjo nuk do të thotë se nuk do ndalet deri në fund. Objektivi im është të luaj në Champions League me fanellën e Milanit.

Ardhja e tij na dha diçka më tepër. Është e vërtetë që ndonjëherë ai të vendos nën presion psikologjik, por edhe na ndihmon shumë. Ka raste kur na vendos në rresht, por Zlatan është Zlatan, ndonjëherë bëjmë shaka me të, por edhe jemi të kujdesshëm që të zbatojmë këshillat e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Jam shumë i lumtur tek Milani. Që në çastin kur mbërrita në Milano, të gjithë më pritën në mënyrë të mrekullueshme. Dua të qëndroj gjatë tek Milani”, deklaroi Theo Hernandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?