Theu rekordin e ndeshjeve, Modric në lot nga duartrokitjet shokëve të ekipit (VIDEO)

Me 135 paraqitje për ekipin e tij kombëtar, Luka Modric ka tejkaluar Darijo Srna duke shkruar historinë e futbollit kroat. Mesfushori i Real Madridit tani është lojtari me më shumë paraqitje për fanellën e Kroacisë.

Rekordi, i arritur në ndeshjen 1-0 kundër Qipros për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, u festua nga të gjithë shokët e tij të skuadrës që i rezervuan një duartrokitje të gjatë 35-vjeçarit.

Fituesi i Topi të Artë të vitit 2018, nuk ishte në gjendje të përmbahej dhe shpërtheu në lot për afeksionin e marrë. Modric debutoi me Kroacinë në vitin 2006 dhe që atëherë ka luajtur tre Europianë dhe po kaq Kupa Bote.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?