Thiago Motta e nis me “dorë të hekurt”, zbulohet lista e 6 lojtarëve që janë jashtë planeve të tij

Juventus do të nisë një epokë të re nën drejtimin e trajnerit Thiago Motta.  Në “Continassa” vendosën t’ia besojnë stolin ish-trajnerit të Bologna, protagonist i një sezoni fantastik, duke siguruar kualifikimin historik në Ligën e Kampionëve të radhës.

“Gazzetta dello Sport” ka publikuar së fundmi dhe planet e skuadrës, ku të shumta do të jenë edhe largimet. Mes “tepricave” shihen Rugani, Milik, Kostic dhe Arthur. Në dyshim janë McKennie dhe De Sciglio, gjithashtu. Për momentin nuk mund t’i llogarisim me saktësi maksimale si pjesë e “tepricave”, por do të shohim se si do të sillet klubi bardhezi me të dy.

I larguar tashmë në mënyrë zyrtare është Moise Kean, i cili firmos në ditët e fundit me Fiorentinën.  Megjithatë, mbetet për t’u kuptuar situata e lojtarëve të tjerë që nuk do të jenë pjesë e projektit bardhezi nëse, siç raporton e përditshmja sportive italiane, do të lihen jashtë skuadrës apo do të merret një vendim tjetër.

SHKARKO APP