Tifozat Kuq e Zi falenderojnë De Biasin

“Tifozat Kuq e Zi”, kanë falenderuar trajnerin e Gianni De Biasi, pas largimit përfundimtar të italianit nga drejtimi i kombëtares shqiptare.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, “Tifo-Grupi” më i madh i kuqezinjve shpreh mirnjohjen për De Biasin për lidhjen e tij speciale që krijoi me ta, si dhe gatishmërinë për t’i takuar dhe dëgjuar zërin e tyre.

Postimi i plotë i “Tifozave Kuq e Zi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për

Swiss Digital Mobile Reklama

bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.

Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve .

Tifozat Kuq e Zi të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.

Ti ishe njëri prej nesh!

Faleminderit Gianni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?