‘Tifozat Kuq e Zi’ i shprehin mirënjohjen De Biasit: Ishe njëri prej nesh!
Tifozat “Kuq e Zi” nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i kanë shprehur mirënjohje trajnerit Gianni De Biassi, duke e falenderuar për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares.
Për ta, lidhja speciale e krijuar mes tifozëve shqiptar dhe trajnerit ishte rezultat i respektit që italiani dha.
Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të kombëtares. Mirënjohje e falenderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe. Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve. “Tifozat Kuq e Zi” të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme. Ti ishe njëri prej nesh! Faleminderit Gianni!”, shkruhet në postimin e grupimit më të madh të tifozëve të kombëtares.
KOHA JONË SONDAZH

