FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët e Romës i sulmojnë me shkopinj ata të Chelsea

Një grup i tifozëve ultra të Romës i kanë sulmuar përkrahësit e Chelsea mbrëmë në kryeqytetin italian. Mediat italiane raportojnë se fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë, transmeton Express.

Përkrahësit anglezë po pinin në lokalin “Chamrock Irish Pub” në via del Colosseo, kur u sulmuan nga ultrasit e Romës, raporton La Repubblica. Ata i sulmuan tifozët anglezë me shkopinj, të cilët kanë shkuar në Itali për ta përkrahur skuadrën e zemrës, Chelsea në një ndeshje që do të zhvillohet sonte kundër Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Policia ka mbërritur shpejt në vend të ngjarjes dhe tani po tenton t’i identifikojë sulmuesit përmes kamerave të sigurisë. Polici ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?