Tifozët e Romës sulmojnë arbitrin anglez dhe familjen e tij në aeroport (VIDEO)
Arbitri anglez i finales së Europa League, Anthony Taylor, është sulmuar në aeroport nga tifozë të Romës, të cilëve duket se nuk u ka pëlqyer aspak mënyra se si e drejtoi ai finalen e ekipit të tyre ndaj Sevilla.
Shumë tifozë të Romës e rrethuan arbitrin, i cili ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij, e cila po qante e tmerruar. Menjëherë ndërhyri policia për të qetësuar situatën, ndërsa anglezin e shoqëruan në një zonë private të aeroportit të Budapestit.
Roma humbi me penallti ndaj spanjollëve. Taylor nxori kartonin e verdhë plot 14 herë për lojtarët e të dyja ekipeve, më shumë se në çdo ndeshje tjetër në historinë e Europa League.
Edhe trajneri i Romës, Murinjo tha në konferencën e shtypit se gjykimi nuk ishte i drejtë.