Tifozët gjermanë djegin qytetin historik të Napolit (Foto)
Dje, para dhe pas ndeshjes mes Napolit dhe ekipit gjerman te Eintracht Frankfurt, ndeshje e vlefshme për Champions League, qyteti i Napolit u dogj në disa lagje të rëndësishme turistike.
Qindra tifozë gjermanë filluan marshimin nazist duke djegur e shkatërruar gjithçka u dilte përpara. Qindra e qindra forca policore u munduan ti vendosnin nën kontroll tifozët gjermanë por ishte e pamundur, derisa më në fund u dha urdhëri për përdorimin e dajakut fizik ndaj tyre.
Me gaz lotësjellës dhe me hedhje uji nuk dëgjuan tifozët, por përkundrazi digjnin e prishnin gjithçka u dilte përpara.
Në fund shkopinjtë dhe arrestimet me forcë sikur e qetësuan disi situatën, por qyteti i Napolit përjetoi një masakër të paparë ndonjëherë.
Pamjet janë rrënqethëse; makina të djegura dhe të shkatërruara, lokale të copëtuara nga dhuna, xhama të thyer, kosha të hedhur mbi lokale apo shtëpi të qytetarëve.
Kjo ishte mbrëmë ndeshja e madhe e dhunës.
Ajo tjetra në stadium përfundoi 3-0 për Napolin që kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Gjermani 2-0.
Pra Napoli si skuadër kaloi turin, kurse si qytet u dogj nga nazistët e rinjë.